Demet

Mbulimi i përgjegjësisë së dëmit nga pasuria ndihmon për të paguar dëmin e shkaktuar nga një automjet tjetër ose dëme të ndryshme të shkaktuara ndaj pronës. Nëse shkaktoni një aksident të tillë, mbulimi i përgjegjësisë për dëmtimin e pronës do të ndihmojë në mbulimin e dëmeve për të cilat jeni përgjegjës. Nëse jeni të siguruar tek INSIG dhe keni pësuar një dëm, ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit sipas kategorisë dhe dorëzojeni pranë Drejtorisë të Dëmeve. Çdo personi të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit  brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet apo dëmtimet e pësuara te siguruesi  përgjegjës (shoqëria e sigurimit) ku është siguruar me policen TPL,  mjetit i transportit shkaktar i aksidentit. Dokumentet qe kërkohen :

  1. Për dëme materiale:
  2. Njoftimi/kërkesa e palës së dëmtuar për dëmshpërblim.

Pala e dëmtuar duhet të plotësojë të gjitha hapësirat e njoftim kërkesës për dëmshpërblim, gjithashtu të shpjegojë me hollësi rrethanat e ngjarjes.

  1. Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen.

Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore konsiderohet i rregullt kur ai është lëshuar në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor.

  1. Vendimi përfundimtar i Prokurorisë për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë vdekje dhe/ose plagosje .
  2. Vendimi i formës së prerë i gjykatës (për përgjegjësitë në aksident, kur rasti është gjykuar nga gjykata   ose vendimi i prokurorisë kur çështja është pushuar.
  3. Vendim mosfillimi i procedimit penal i prokurorisë, kur në legjislacionin përkatës nuk parashikohet fillimi i këtij procedimi, por që vërteton rastin e sigurimit, i shoqëruar nga dokumentacioni përkatës i Vendimit, siç mund të jenë ekspertiza autoteknike, skica e vendit të ngjarjes, tabela fotografike etj.
  4. Dokumenti i pronësisë së mjetit ose objektit të dëmtuar si më poshtë:

Fatura e blerjes së mjetit në dyqan, ose – Libreza / Leja e Qarkullimit, ose – Kontrata e shit-blerjes së mjetit, ose – Certifikata e pronësisë,ose – Kontrata e akt-dhurimit për mjetet motorike, –  Kontrata e shit-blerjes, hipoteka, apo çdo dokument tjetër zyrtar – për objektet e tjera të dëmtuara.

  1. Leje drejtimi dhe ID te pronarit/përdoruesit te mjetit përfitues.

Ky dokumentacion pasi kontrollohet nga specialisti i pranimit i shoqërisë sigurimit , do të administrohet në praktikë i fotokopjuar duke u sigluar nga specialisti qe  pranon dokumentacionin. Dokumentet e mësipërme për mjete me targë regjistrimi të huaj duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të vërtetuar me origjinalin.

  1. Fotografi të mjetit shkaktar të dëmit.

Fotografia e mjetit shkaktar të dëmit duhet të paraqesë në mënyrë të qartë mjetin në tërësi me targën dhe pjesët e dëmtuara si rrjedhojë e ngjarjes.

  1. Për dëme  shëndetësore:
  2. Njoftimi/kërkesa e palës së dëmtuar për dëmshpërblim.

Pala e dëmtuar duhet të plotësojë të gjitha hapësirat e njoftim kërkesës për dëmshpërblim, gjithashtu të shpjegojë me hollësi rrethanat e ngjarjes.

  1. Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen.

Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore konsiderohet i rregullt kur ai është lëshuar në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor.

  1. Vendimi përfundimtar i Prokurorisë për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë vdekje dhe/ose plagosje .
  2. Vendimi i formës së prerë i gjykatës (për përgjegjësitë në aksident, kur rasti është gjykuar nga gjykata   ose vendimi i prokurorisë kur çështja është pushuar.
  3. Vendim mosfillimi i procedimit penal i prokurorisë, kur në legjislacionin përkatës nuk parashikohet fillimi i këtij procedimi, por që vërteton rastin e sigurimit, i shoqëruar nga dokumentacioni përkatës i Vendimit, siç mund të jenë ekspertiza autoteknike, skica e vendit të ngjarjes, tabela fotografike etj.
  4. Dokumenti i pronësisë së mjetit ose objektit të dëmtuar si më poshtë:

–  Fatura e blerjes së mjetit në dyqan, ose –  Libreza / Leja e Qarkullimit, ose –  Kontrata e shit-blerjes së mjetit, ose – Certifikata e pronësisë, ose –  Kontrata e akt-dhurimit për mjetet motorike, –  Kontrata e shit-blerjes, hipoteka, apo çdo dokument tjetër zyrtar – për objektet e tjera të dëmtuara.

  1. Leje drejtimi dhe ID te pronarit/përdoruesit te mjetit përfitues.

Ky dokumentacion pasi kontrollohet nga specialisti i pranimit i shoqërisë sigurimit , do të administrohet në praktikë i fotokopjuar duke u sigluar nga specialisti qe  pranon dokumentacionin. Dokumentet e mësipërme për mjete me targë regjistrimi të huaj duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të vërtetuar me origjinalin.

  1. Fotografi të mjetit shkaktar të dëmit.

Fotografia e mjetit shkaktar të dëmit duhet të paraqesë në mënyrë të qartë mjetin në tërësi me targën dhe pjesët e dëmtuara si rrjedhojë e ngjarjes.

  1. Certifikata familjare dhe Letër Njoftimi/Dokumenti i Identitetit (ID);

Certifikata familjare e personit të dëmtuar, në rastin e paaftësisë së përhershme (pjesore ose totale) dhe të përkohshme, duhet të jetë sipas formatit zyrtar, e firmosur dhe vulosur nga organi kompetent.

  1. Vërtetimi i të ardhurave neto personale për tre vitet e fundit (duke filluar nga data e aksidentit), i detajuar për çdo muaj, lëshohet nga punëdhënësi dhe konfirmohet   nga organet e sigurimeve shoqërore ose tatim-taksa.

  Për dëmet shëndetësore me pasojë vdekje, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q”  si më sipër, kërkohen edhe dokumentet si më poshtë: Skeda e vdekjes, Çertifikata e vdekjes, Vendimi i Gjykatës për përcaktimin e trashëgimtarëve të të ndjerit.

Për dëmet shëndetësorë me paaftësi të përhershmepërveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q”  si më sipër, kërkohen edhe dokumentet si më poshtë: Raporti i paaftësisë se përhershme për punë, i cili duhet të shprehë në përqindje masën e paaftësisë, duke u bazuar ne tabelën “Shkalla e humbjes së paaftësisë së përhershme në punë”. Radiologji/skaner/rezonancë manjetike/epikrizë anameze, fleteshtrimi dhe fletëdalje nga spitali dhe çdo dokument tjetër të lëshuar nga organi kompetent  që ndihmon në vlerësimin e dëmit.

Për dëmet shëndetësore me paaftësi të përkohshme, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q”  si më sipër, kërkohen  edhe Raporti i paaftësisë së përkohshme, i cili duhet të jetë sipas Modelarit Tip të lëshuar nga organi kompetent. Shoqëria e sigurimit,  është e detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim dhe të njoftojë për masën e dëmshpërblimit apo për refuzimin e kërkesës për dëmshpërblim: Për dëme jo pasurore, brenda 90 ditëve nga data e plotësimit të dokumentacionit që shoqëron kërkesën për dëmshpërblim; Për dëme pasurore, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit që shoqëron kërkesën për dëmshpërblim.

Formular Demi ne Automjet Formular demi ne udhetim Vertetim miqesor i ngjarjes