• Personi i caktuar nga drejtori i degës së bankës/institucionit financiar kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.
• Për çdo rast drejtori i degës së bankës/institucionit financiar lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor.
• Punonjësi i caktuar nga drejtori i degës së bankës/institucionit financiar mat temperaturën e punonjësve dhe të çdo personi tjetër klient në hyrje dhe dalje me termometër infrared dhe njofton menjëherë strukturat përkatëse për temperaturat me të larta se 37,5 gradë në rastet kur ka edhe simptoma të tjera të COVID-19. Asnjë person me temp 37.5 nuk lejohet të hyje në bankë/ institucion financiar.
• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127 dhe drejtorin e degës. Nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe sipas rastit duhet të karantinohet në ambientin e paracaktuar.
• Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj drejtorit të degës nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
• Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë drejtorin e degës. Punonjësi duhe të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.
• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore. • Bankat duhet të vendosin jashtë ambienteve të tyre makineritë e prerjes së biletës së rradhës dhe monitorët informues mbi numrin e rradhës, kjo për të shmangur mosmarrveshjet midis qytetarëve si dhe kontaktet fizike e grumbullimet kaotike. Ky detyrim bie edhe mbi institucionet e tjera financiare ku shërbehen mbi 10 persona njëkohësisht.
• Vajtje - ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.
• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool.
• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.
• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin dorezat mbrojtëse sipas këshillave.
• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.
• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.
• Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.
• Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.
• Subjekti shërben aq klientë sa sportele arke apo shërbim klienti ka, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë. Jashtë vendosen shenjat identifikuese të rradhës për hyrje në bankë si dhe për rradhën në bankomate. Në arkë vendoset shenja identifikuese e distancës klient-arkë. • Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi shërbimeve e-banking.
• Ofruesit e shërbimeve të sigurisë fizike dhe transportit të mjeteve monetare futen në ambient vetëm duke mbajtur maskë dhe doreza mbrojtëse.
• Subjekti vendos xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.
• Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 5 herë në ditë. Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral apo përmes shtimit të dritareve.
• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.
• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si kuzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme qoftë të subjetit apo publike.
• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, dhe të paktën 3 herë në ditë. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave, kufjeve dhe çdo hapësire apo objekti ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
• Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.
• Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.
• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.
• Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit të verdhë bankë/institucion financiar, ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori apo çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numrin jeshil për denoncim.
• Subjekti të afishojë të plotë protokollin e verdhë bankë/institucion financiar sipas tekstit të miratuar.
• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit.