Njoftim nga AMF


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim lehtësimin e procedurave të qytetarëve, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për t'u pajisur me informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, ka mundësuar ofrimin e disa shërbimeve elektronike në kohë reale nëpërmjet portalit e-Albania. Çdo policë e sigurimit të detyrueshëm motorik e lëshuar nga shoqëritë e sigurimit do të raportohet në kohë reale në Regjistrin Online të AMF-së, i cili në ndërveprim me e-Albania do t'u mundësojë qytetarëve të verifikojnë po në kohë reale policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm. Qytetarët do të marrin në kohë reale në portalin e-Albania, informacionin e nevojshëm që lidhet me:

Verifikimi i policës së sigurimit motorik (MTPL, Karton Jeshil) https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14760/

Vërtetim i historikut të drejtimit të mjetit https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14761/

Historiku i dëmeve të mjeteve motorike https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14762/

Njoftimi përpara skadimit të policës së sigurimit TPL te rubrika "mesazhet e mia".