Historiku

1991 – INSIG krijohet me ligjin Nr. 7506, datë 31 Korrik 1991 “Për Institutin e Sigurimeve” të Parlamentit Shqiptar, si institucion i vetëm shtetëror që ushtron veprimtarinë e sigurimeve dhe risigurimeve në Republiken e Shqipërisë

1991 – Këshilli i Ministrave nxjerr Vendimin nr. 265, datë 02.08.1991 “Për ndarjen e Institutit të Arkave të Kursimit dhe të Sigurimit”

1992 – INSIG, si përfaqesuese e Byrosë Shqiptare Motorrike bëhet anëtar i Këshillit të Byrosë, kompania fillon sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorrike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë

1999 – Me vendimin Nr. 21463, datë 08.06.1999 “Për rregjistrimin e personit juridik” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, forma juridike e INSIG është ajo e shoqërise anonime me 100 % kapital shtetëror, Aksionar – Ministria e Financave

2000 – Me autorizimin zyrtar Nr. 3, datë 08.06.2000 të Komisionit Mbikqyrës të Sigurimeve (KMS), INSIG autorizohet të kryejë sigurime për dëmet, si dhe leja Nr. 42 prot, datë 08.06.2000 bashkëngjitur. Me autorizimin Nr. 4, datë 08.06.2000 përsëri të KMS, INSIG autorizohet të kryejë sigurime për jetën, si dhe leja Nr. 43 prot, datë 08.06.2000 bashkengjitur

2000 – INSIG sh.a. zgjeron aktivitetin e tij sigurues në territorin e Kosovës, duke qenë një nga kompanitë më të suksesshme në tregun kosovar të sigurimeve

2001 – U hartua strategjia e privatizimit të INSIG sh.a. me asistencen e Bankës Botërore./p>

2001 – U hartua strategjia e privatizimit të INSIG sh.a. me asistencen e Bankës Botërore

2002 – Parlamenti Shqiptar miraton Ligjin Nr. 8899, date 22.5.2002 “Për përcaktimin e formës dhe formulës së privatizimit të INSIG sh.a.”

2003 – INSIG sh.a. u licensua për të ushtruar aktivitetin e sigurimeve në territorin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonise

2003 – Në përputhje edhe me ligjin që percaktoi formën dhe formulën e privatizimit të INSIG sh.a., më datë 28 Tetor 2003 u nënshkruan marrëveshiet midis Qeverise së Shqipërisë dhe dy institucioneve financiare ndërkombëtare, IFC dhe BERZH

2004 – Filiali INSIG Maqedonia SHA Shkup fillon aktivitetin e tij të sigurimeve në territorin e Maqedonisë

2004 – Parlamenti Shqiptar ratifikon marrëveshiet:
a) e blerjes së aksioneve (Ligji Nr. 9176, datë 29.01.2004),
b) midis aksionerëve (Ligji nr. 9177, datë 29.01.2004);
c) të rishitjes së aksioneve (Ligji Nr. 9178, datë 29.01.2004)

2004 – Me ratifikimin e tri marrëveshieve, Aksionerët e INSIG sh.a. jane: Republika e Shqiperise, e perfaqesuar nga Ministria e Finances me 61 % të aksioneve ose 1.036 (një mijë e tridhjete e gjashtë) aksione. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me 19.5 % të aksioneve ose 332 (treqind e tridhjetë e dy) aksione. Koorporata Financiare Ndërkombetare (KFN) me 19.5 % të aksioneve ose 332 (treqind e tridhjetë e dy) aksione

Parlamenti shqiptar miraton Ligjin Nr. 9649, date 27.11.2006 “Per percaktimin e formes dhe formules se privatizimit te INSIG sh.a.”, i cili shfuqizon Ligjin nr. 8899, date 22.05.2002

2006 – Parlamenti shqiptar ratifikon ndryshimin në marrëveshien e rishitjes së aksioneve të INSIG sh.a. me Ligjin Nr.9651, datë 11.12.2006

2008 – Parlamenti shqiptar ratifikon ndryshimin e dytë të marrëveshies së rishitjes së aksioneve të INSIG sh.a. me Ligjin Nr.9891, datë 20.3.2008.

2009 – INSIG sh.a. ndryshon pronësinë e aksioneve, të cilat zotërohen në masën 100% nga Ministri i Financave dhe në vazhdim.

2015 – INSIG sh.a. ndryshon pronësine e aksioneve, të cilat zotërohen në masën 100% nga Ministria e Ekonomisë.

2016 – INSIG sh.a. privatizohet dhe ndryshon pronësinë e aksioneve, te cilat zotërohen në masën 100% nga Shoqëria e Sigurimeve “EUROSIG” sh.a.