Sigurime te Pergjegjesise

  • Sigurimi i Pergjegjesise Profesionale

Nese jeni profesionist i specializuar ne fushen tuaj dhe gjate ushtrimit te profesionit ju kryeni nje gabim, atehere ju mbani pergjegjesi per demin financiar qe keni shkaktuar nga ky gabim. Nepermjet ketij sigurimi ju i kaloni kompanise INSIG te gjitha rreziqet ne rastin e ndodhjes te ketyre gabimeve.

  • Sigurimi i Pergjegjesise se Produktit

Sigurimi i Pergjegjesise se Produktit mbulon veprimtarine e prodhuesve, duke demshperblyer konsumatoret e ketij produkti ne rast se ata demtohen gjate perdorimit te produktit,te tilla si:produkte ushqimore, produkte kimike, produkte kozmetike, makinerite dhe pajisjet etj.

  • Sigurimi i Pergjegjesise Publike

Sigurimi i Pergjegjesise Publike ofrohet per te kompesuar te siguruarin ne lidhje me pretendimet nga publiku, persona te cilet mund te pesojne deme si pasoje e neglizhences se te siguruarit.

KUSHTET E SIGURIMIT

Kushtet e Pergjitheshme te kontrates se Sigurimit te Pergjegjesise Publike dhe te Produktit, ketu me poshte do te quhen shkurtimisht “Kushte te Pergjithshme”

 Instituti i Sigurimeve, ketu me poshte do te quhet shkurtimisht  Siguruesi”

Personi fizik ose juridik, interesi I te cilit do te mbulohet ne sigurim sipas    kushteve te sigurimit te Pergjegjesise Publike dhe te Produktit , ketu me poshte  do te quhet shkurtimisht I Siguruar”.

Kontrata per sigurimin e Pergjegjesise Publike dhe te Produktit, lidhur midis Siguruesit dhe te Siguruarit, ketu me poshte do te quhet shkurtimisht “Polica e  Sigurimit”.

Shtese personash te siguruar

Nese kerkohet nga i Siguruari dhe eshte specifikuar ne formular, fjala “I     Siguruar” do te perfshije:

a) Cdo drejtues ose partner te te Siguruarit ne cilesite perkatese te tij si i tille.

b) Cdo person te punesuar nga i Siguruari  sipas nje kontrate sherbimi apo   periudhe punesimi ose prove ne cilesite perkatese te tij si i tille.

c) Cdo zyrtar ose punonjes i organizatave sportive shoqerore ose mbarevajtje te      te Siguruarit ose te sherbimit ne rast zjarri ose sherbimeve ambulatore ne            cilesine perkatese te tij.

 

II. MARREVESHJET SIGURUESE

Duke ju referuar kushteve, kufizimeve, perjashtimeve dhe konditave te tjera qe      permban kjo police dhe formulari, dhe me kusht qe I Siguruari te kete paguar            ose te kete rene dakort per te paguar primin______, I quajturi ketej e tutje “Sigurues”bie dakort te demshperbleje te Siguruarin per:

1.  Te gjitha shumat per te cilat I Siguruari do te behet ligjerisht pergjegjes te    paguaje per kompensim, hde kostot e demeve hde shpenzimeve ne lidhje me  ndonje ngjarje te siguruar per te cilen kjo police zbatohet brenda limiteve te       demshperblimit te poshteshenuara (deklarata), dhe ne lidhje me biznesin sic eshte pershkruar ne formular, perfshire njesine, e marre me qera ose ne pronesi    te te Siguruarit.

2. Te gjitha shpenzimet per mosmarreveshjet, te kryera me miratimin paraprak me shkrim te Siguruesit ne lidhje me ndonje kerkese demshperblimi ndaj te  Siguruarit, kerkeseper te cilen zbatohet demshperblimi I shprehur ne kete police.

 III. NGJARJET E SIGURUARA

Siguruesi ofron sigurimin e Pergjegjesise Publike dhe te Produktit dhe detyrohet    te demshperbleje te Siguruarin, per sa ai eshte civilisht pergjegjes me ligj:

Per Pergjegjesine Publike

a) Demtime trupore (perfshire vdekjen, semundjen ose plagosjen te/ose ndaj personave).

b) Humbje ose demtime pasurore,te ndodhura gjate Periudhes se Demshperblimit, por perjashtuar pergjegjesia e  produktit pershkruar ketu me poshte dhe duke ju bere e ditur Siguruesit jo me vone se ______ vjet pas mbarimit te periudhes se demshperblimit.

 

2.  Per Pergjegjesine e Produktit

a) Demtime trupore (perfshire vdekje te/ose, semundje te/ose nje personi).

b) Humbje ose demtime fizike te sendeve (pasurise se trupezuar),shkaktuar nga mallrat e produktet e prodhuar, shitur, furnizuar, instaluar,  montuar, riparuar, ndryshuar ose trajtuar nga I Siguruari, ndodhur gjate  periudhes se Demshperblimit te siguruar nga kjo police, jashte njesise se te Siguruarit dhe qe I eshte raportuar Siguruesit jo mer vone se ______vjet pas perfundimit te kesaj periudhe Demshperblimi.

IV.  Limitet e Demshperblimit

Limitet e shenuara ne police perfaqesojne maksimumin qe Siguruesi eshte I  detyruar te paguaje per cdo demtim, dhe ne asnje rast ai nuk do te pergjigjet per shuma me te medha.

a) Per cdo ngjarje

Pergjegjesia e Siguruesit per te gjitha kostot e kompensimeve dhe shpenzimet e  pagueshme cdo pretenduesi ose nje numri pretenduesish per cdo ngjarje, nuk do te kaloje shumen e percaktuar ne formular si limit I demshperblimit per cdo        ngjarje.

b) Klauzola e serise se demeve

Per te percaktuar kufirin e pergjegjesise se Siguruesit ne lidhje me ngjarjet e siguruara, ngjarjet e percaktuara me poshte do te konsiderohen si nje ngjarje dhe se kane ndodhur gjate periudhes se demshperblimit ne te cilen ka ndodhur demi     I pare:

1. Pergjegjesia Publike

Te gjithe demet e rrjedhura nga ekspozimi I vazhdueshem dhe I perseritur ndaj      kushteve qe ne thelb permbajne te njejten shkalle rrezikshmeria.

2. Pergjegjesia e Produktit

te gjithe demet qe ndodhin gjate periudhes se vlefshmerise se sigurimit dhe rrjedhin:

- Nga I njejti shkak, p.sh. nga I njejti gabim ne projekt, prodhim, instruksionet e perdorimit ose etiketim.

- Qe I takojne furnizimit te te njejtave produkte apo produkteve qe shfaqin te njejtin difekt.

c. Limiti agregat

Pergjegjesia e Siguruesit per te gjitha kostot e kompensimeve dhe shpenzimet e  pagueshme ne lidhje me te gjitha ngjarjet e ndodhura gjate cdo periudhe demshperblimi, nuk do te kaloje shumen e percaktuar si limit agregat permbledhes.