Sigurimi i Veprimtarise se Bankave (B.B.B.)

Ky sigurim mbulon veprimtarine e pergjithshme te bankave nga rreziqe fizike dhe financiare, ai eshte i perbere nga 6 ose me shume seksione:

- Jobesueshmeria e punonjesve, qe mbulon demet financiare qe jane rrjedhoje e veprimeve jo te ndershme te punonjesve te Bankes.

- Sigurimi i parave ne kasaforte, i cili mbulon demet e pesuara si rrjedhoje e veprimeve te dhunshme nga forca te jashtme si: vjedhja, vjedhja me thyerje, grabitja, zhdukja misterioze dhe e pashpjegueshme, shkaterrimi, keqperdorimi, gjate kohes qe kjo pasuri eshte ose supozohet te jete ne ambjentin e te Siguruarit ose te ndonje Banke tjeter.

- Para ne udhetim, qe mbulon humbjen ose demtimin e pasurise gjate udhetimit kudoqofte nen ruajtjen e Punonjesve ose nen ruajtjen e cdo shoqerie Siguruese ose Transportuese, me qellim transportimin ne emer te te Siguruarit.

- Ceqet e fallsifikuara

- Kartmonedha te falsifikuara

- Demtimi i zyrave e permbajtjeve, per shkak te demtimit te mobiljeve, pajisjeve (perjashtuara kompjuterat dhe pajisjet periferike), pajisjeve te kancelarise, kasafortave, shkaktuar nga vjedhja me thyerje, grabitja, veprimi keqdashes.

KUSHTET E SIGURIMIT

Pasi i Siguruari, përmendur në Formular, i ka drejtuar INSTITUTIT TË SIGURIMEVE (këtu më poshtë i quajtur “Siguruesi”) një kërkesë me shkrim duke plotësuar një Pyetësor i cili pranohet të formojë bazën për këtë sigurim dhe që së bashku me çdo deklaratë tjetër të bërë me shkrim nga i Siguruari në lidhje me këtë Policë konsiderohen të përfshira në të,atëhere, kjo Policë DËSHMON se, me kusht që i Siguruari t’i ketë paguar Siguruesit primin e përmendur në Formular dhe sipas periudhave, përjashtimeve, kufizimeve dhe kushteve, Siguruesi do të dëmshpërblejë të Siguruarin, siç përcaktohet në Klauzolat Siguruese, për shumat mbi pjesët e zbritshme të zbatueshme, për dëmet financiare të drejtpërdrejta pësuar nga i Siguruari në vijim të datës së hyrjes në fuqi të Policës dhe të zbuluara nga i Siguruari gjatë periudhës së Policës dhe gjithmonë në varësi të kufizimeve të përcaktuara në Formular.

KLAUZOLA SIGURUESE 1

Pabesueshmëria e Punonjësve. Për arsye dhe shkaktuar vetëm e drejtpërdrejt nga një ose më shumë veprime të pandershme ose mashtruese të çdonjerit prej Punonjësve të të Siguruarit, që ka(në) si qëllim arritjen, dhe që rezulton(jnë) në përfitim financiar vetjak të padrejtë për veten e tyre, pavarësisht nga vendi ku kryhet dhe në se kryhet vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë, përfshirë humbje të pasurisë përmes çdo veprimi të tillë të këtij(tyre) Punonjësi(sve).

Paga, përqindjet shtesë, komisionet dhe shpërblime të tjera, përfshirë rritjet e pagës dhe ngritjet në detyrë, nuk do të përbëjnë përfitim financiar vetjak të padrejtë.
KLAUZOLA SIGURUESE 2
Në Njësitë. Për shkak të:

A. humbjes së pasurisë përmes vjedhjes, vjedhjes me thyerje, grabitjes, pretendimeve false apo zhdukjeve misterioze të pashpjegueshme, ose dëmtimit, shkatërrimit ose keqpërdorimit, sido që të jenë shkaktuar ose prej kujtdo që të jenë shkaktuar, gjatë kohës që kjo pasuri është (ose supozohet të jetë) në Njësitë e të Siguruarit ose të ndonjë Banke tjetër, kudo që të ndodhet.

B. humbjes së Pasurisë përmes çdonjerit prej rreziqeve të specifikuara në pikën A më lart, ndërsa është në zotërimin e një klienti ose përfaqësuesi të një klienti në Njësitë e të Siguruarit, pavarësisht në se i Siguruari është ligjërisht përgjegjës për këtë humbje, gjithmonë në varësi të Kushtit të Përgjithshëm 8, dhe duke përjashtuar në çdo rast humbjen e shkaktuar nga ky klient ose përfaqësues.

Përjashtim i veçantë. Kjo Klauzolë Siguruese e Policës nuk mbulon humbjen ose dëmtimin e Pasurisë kur kjo Pasuri është në postë, as edhe kur është nën ruajtjen e ndonjë Shoqërie Siguruese apo Transportuese.
KLAUZOLA SIGURUESE 3
Në Udhëtim. Për shkak të humbjes ose dëmtimit të Pasurisë gjatë udhëtimit kudoqoftë nën ruajtjen e Punonjësve ose nën ruajtjen e çdo Shoqërie Siguruese apo Transportuese, me qëllim transportimin në emër të të Siguruarit.

Përjashtim i veçantë. Kjo Klauzolë Siguruese e Policës nuk mbulon humbjen ose dëmtimin e Pasurisë kur kjo Pasuri është në Postë, as edhe kur është nën ruajtjen e çdo Shoqërie Siguruese ose Transportuese përveç se kur shuma e kësaj humbjeje ose dëmtimi do të tejkalojë shumën që i Siguruari mund të përfitojë, përfiton ose merr sipas:

(i) kontratës së të Siguruarit me Shoqërinë Siguruese ose Transportuese;

(ii) mbulimit në Sigurim të kësaj Shoqërie Siguruese apo Transportuese në favor të klientëve të saj, dhe

(iii) çdo lloj tjetër mbulimi në Sigurim ose dëmshpërblimi në fuqi të çdo lloj forme të kryer nga apo në përfitim të klientëve të kësaj Shoqërie Siguruese apo Transportuese

dhe në këtë rast kjo Policë do të mbulojë vetëm pjesën e shumës që tejkalon kufijtë e sipërpërmendur.

Kushte të veçanta. Udhëtimi do të fillojë nga momenti kur Punonjësi ose Shoqëria Siguruese apo Transportuese merr në dorëzim Pasurinë nga ose në emër të të Siguruarit dhe do të përfundojë menjëherë me dorëzimin në destinacion nga Punonjësi apo Shoqëria Siguruese apo Transportuese.

Kur i Siguruari merr përsipër pagesat ose veprime të ngjashme në emër të një klienti, udhëtimi do të përfundojë menjëherë me arritjen në njësitë e klientit.

KLAUZOLA SIGURUESE 4.

Falsifikimi i çeqeve. Për shkak të:

A. Falsifikimit ose ndryshimit mashtrues të, ose në çdo çek, letër krediti, “bills of exchange, acceptances, drafts, certificates of deposit, withdrawal receipts for the withdrawal of funds, money orders, orders upon public treasuries”,

B. pagesës nga i Siguruari të “promissory notes” të falsifikuara ose ndryshuara ose të “promissory notes” që përmbajnë shtojca të falsifikuara.

Mjetet e mësipërme mund të jenë në çdo shkrim me të cilin është i njohur Punonjësi që punon mbi këtë mjet.

Firmat e riprodhuara mekanikisht në dokumenta do të trajtohen njësoj si firmat e dorës.

Përjashtime të veçanta. Kjo klauzolë siguruese nuk mbulon humbjet për shkak të falsifikimit të çdonjerit prej mjeteve të mësipërme në se këto mjete janë firmosur ose shtuar në mënyrë të rregullt por janë false për sa i përket përmbajtjeve të tyre. Fjalët “falsifikim” ose “i falsifikuar” nuk do të thonë dhe as përfshijnë këto mjete të firmosura ose shtuara në mënyrë të rregullt të cilat janë false për sa i përket përmbajtjeve.

Fjala “pagesë” e një “promissory note” do të thotë shkarkimin nga i Siguruari për këtë “promissory note” dhe nuk përfshin blerjen, zbritjen në vlerë, shitjen, dhënien hua ose avancimin e ose në këtë “promissory note”.

KLAUZOLA SIGURUESE 5.

Kartmonedha e falsifikuar. Për shkak të pranimit nga i Siguruari në mirëbesim të çdo kartmonedhe letër ose monedhe të falsifikuar ose ndryshuar, të emetuar ose pretenduar të jetë emetuar për të qenë mjet pagesash në Vendin në të cilin është vendosur zyra e të Siguruarit që pëson humbje.

KLAUZOLA SIGURUESE 6

Dëmtimi i Zyrave dhe Përmbajtjeve. Për shkak të:

A. Humbjes ose dëmtimit të mobiljeve, pajisjeve (përjashtuar kompjuterat dhe pajisjet periferike), pajisjeve të kancelerisë dhe kasafortave brenda zyrave të të Siguruarit, shkaktuar nga vjedhja me thyerje, grabitja, vjedhja ose tentative kërcënimi ose nga vandalizmi apo veprimet keqdashëse.

B. Dëmtimit të këtyre zyrave si rrjedhojë e vjedhjes me thyerje, grabitjes, vjedhjes ose tentativë kërcënimi, ose brendisë së këtyre zyrave nga vandalizmi ose veprimet keqdashëse,

me kusht që i Siguruari të jetë pronari i këtyre mobiljeve, pajisjeve, pajisjeve kancelerike dhe kasafortave, ose pronari i zyrave, ose është përgjegjës për këtë humbje apo dëmtim.

Përjashtim i veçantë. Kjo Klauzolë Siguruese nuk mbulon humbje ose dëmtime të shkaktuara nga zjarri.