Sigurimi i Pergjegjesise Publike dhe te Produktit, mbulon ne sigurim pergjegjesine qe ka i Siguruari ndaj paleve te treta, te cilet mund te pesojne deme shendetesore dhe/ose materiale si rezultat i neglizhences se te Siguruarit ose punojesve te tij, si dhe si pasoje e veprimtarise prodhuesve ne drejtim te cilesise se produktit.

INSIG do te demshperbleje konsumatoret e ketij produkti ne rast se ata demtohen gjate konsumit ose perdorimit te tij, te tilla si: produkte ushqimore, pajisje elektrike, makinerite e pajisjet, preparatet kozmetike, produktet kimike …

I Siguruari do te perfitoje per:

  • Demtime shendetesore (perfshire vdekje ose semundje) te nje ose disa personave.
  • Demtime fizike te sendeve, shkaktuar nga mallrat e prodhuar, shitur, furnizuar, instaluar, montuar, riparuar, ndryshuar ose trajtuar nga i Siguruari.

Per demet e mesiperme INSIG do t’i paguaje te Siguruarit:

  • Te gjitha shumat per te cilat i Siguruari do te behet ligjerisht pergjegjes te paguaje per kompensim kostot e demeve dhe shpenzimeve ne lidhje me ndonje ngjarje te siguruar per te cilen kjo kontrate zbatohet brenda limiteve te caktuara.
  • Te gjitha shpenzimet per marreveshjet, te kryera me miratim paraprak te Siguruesit ne lidhje me ndonje kerkese per demshperblim te te Siguruarit.