Sigurimi i parave ne udhetim (CIT)

Sigurimi i parave ne udhetim (CIT), siguron mjetet monetare gjate transportit me korrier ose automjete ndaj rreziqeve te tilla si: vjedhja, grabitja etj. Mund te sigurohen kartmonedha ne formen e valutave te ndryshme, perfshire ate shqiptare deri ne limitin e percaktuar ne kontrate.

INSIG do te demshperbleje te Siguruarin per demtimin e pasurise se siguruar. Ky sigurim fillon ne momentin qe pasuria transportohet ne mjet dhe perfundon me dorezimin e saj ne destinacion. Transporti gjate udhetimit duhet te behet nen ruajtjen e punonjesve ose nen ruajtjen e shoqerise transportuese apo siguruese.

C’duhet te beje i Siguruari ne rast demi?

  • Te informoje menjehere organet perkatese te rendit dhe t’u jape atyre te gjithe ndihmen e nevojshme per identifikimin dhe kapjen e personave pergjegjes dhe gjetjen e pasurise se vjedhur.
  • Te njoftoje me shkrim INSIG-un.
  • T’i jape INSIG-ut te gjithe informacionin dhe ndihmen e kerkuar. Ne rast deklarimi te reme ose mashtrues, mbulimi ne sigurim pushon se egzistuari dhe kerkesa per demshperblim anullohet.

KUSHTET E SIGURIMIT

1. Kushtet e Pergjithshme te kontrates per Sigurimin e Parave ne Udhetim, ketu me poshte do te quhen shkurtimisht “Kushtet e Sigurimit”.

Instituti i Sigurimeve, ketu me poshte do te quhet “Siguruesi”.

Personi fizik ose juridik, interesi pasuror i te cilit do te mbulohet sipas ketyre Kushteve te Sigurimit per Sigurimin e Parave ne Udhetim, ketu me poshte do te quhet shkurtimisht “I Siguruari”.

Kontrata per Sigurimin e Parave ne Udhetim, e lidhur midis Siguruesit dhe te Siguruarit, ketu me poshte do te quhet shkurtimisht “Polica e Sigurimit”.

OBJEKTI I SIGURIMIT

2.Kartmonedha ne formen e valutave te ndryshme, perfshire kartmonedhen shqiptare, deri ne kufirin e permedur ne Policen e Sigurimit.

Pasuria e siguruar mund te jete ne pronesi te te Siguruarit ose e mbajtur nga i Siguruari ne cdo forme qe e ben te Siguruarin pergjegjes per humbjen e saj.

RREZIQET E SIGURIMIT

3.Siguruesi demshperblen te Siguruarin per humbjen ose demtimin e pasurise se siguruar gjate udhetimit nen ruajtjen e punonjesve ose nen ruajtjen e shoqerise transportuese apo siguruese, me qellim transportimin ne emer te te Siguruarit.

4. Mbulimi ne sigurim sipas ketyre Kushteve te Pergjithshme do te filloje nga momenti kur punonjesi ose shoqeria transportuese apo siguruese merr ne dorezim pasurine ne emer te te Siguruarit dhe do te perfundoje menjehere me dorezimin ne destinacion nga punonjesi ose shoqeria transportuese apo siguruese.

PERJASHTIME

5. Ky sigurim do te mbuloje humbje apo demtim te pasurise vetem ne se shuma e kesaj humbje apo demtimi tejkalon shumen qe i Siguruari perfiton sipas:

a. kontrates se te Siguruarit me shoqerine transportuese apo siguruese;

b. mbulimit ne sigurim te kesaj shoqerie transportuese apo siguruese ndaj klienteve te saj;

c. cdo lloj tjeter mbulimi ne sigurim dhe demshperblimi ne fuqi ne cdo lloj forme te kryer nga apo ne perfitim te klienteve te kesaj shoqerie transportuese apo siguruese;

dhe ne kete rast ky sigurim do te mbuloje vetem pjesen e shumes qe tejkalon kufijte e siperpermendur.

6. Sigurimi CIT  nuk mbulon demet qe shkaktohen drejtperdrejt apo indirekt prej:

a. zhdukjeve misterioze;

b. mashtrimit dhe jobesueshmerise se punonjesve;

c. grevave, kryengritjeve, trazirave dhe turbullirave civile.

d. luftes, pushtimit, invazionit, veprimeve te armiqve te huaj, veprimeve luftarake (pavaresisht ne se eshte shpallur lufte ose jo), luftes civile, rebelimeve, revolucionit, kryengritjeve, fuqive ushtarake apo pushtuese, konfiskimeve ose shtetezimeve ose rekuizimeve ose shkaterrimeve te pasurise nga apo ne baze te urdherave te cdo qeverie oae autoriteti publik ose lokal;

e. rrezatimit jonizues ose ndotjes radioaktive nga lende berthamore ose rezerve berthamore ose nga shperthimi i lendeve berthamore;

f. lendeve radioaktive, helmuese, shperthyese ose lende te tjera te rrezikshme apo ndotese te instalimeve berthamore, reaktoreve berthamore apo njesive te tjera berthamore ose elementeve berthamore;

g. cdo arme lufte qe shfrytezon zberthimin dhe/ose bashkimin berthamor apo te ngjashme me to.

KERKESA PER DEMSHPERBLIM

3.1. I Siguruari, per marrjen e demshperblimit, i paraqet Siguruesit kerkese me shkrim sipas formularit te furnizuar nga Siguruesi.

3.2. Siguruesi paguan demshperblimin pasi ka marre akt-ekspertimin perfundimtar dhe vetem ne qofte se i paraqitet kerkesa me shkrim nga i Siguruari.