Sigurimi i parave ne kasaforte (CIS)

Sigurimi i parave ne kasaforte (CIS) siguron mjetet monetare qe ndodhen ne sportel, arke e vendet e depozitimit te tyre ndaj rreziqeve te vjedhjes dhe grabitjes. Me ane te ketij sigurimi mbulohen kartmonedha ne formen e valutave te ndryshme, perfshire ate shqiptare, deri ne limitin e percaktuar ne kontrate.  INSIG do te demshperbleje te Siguruarin per humbjen ose demtimin e pasurise se siguruar si rrjedhoje e vjedhjes permes hyrjes dhe/ose daljes me dhune dhe/ose forcerisht nga ambjenti i siguruar.

Tarifa percaktohet ne baze te shumes se sigurimit si dhe masave mbrojtese.

KUSHTET E SIGURIMIT

1. Kushtet e Përgjithshme të kontratës për Sigurimin e Parave në Kasafortë (CIS), këtu më poshtë do të quhen shkurtimisht “Kushtet e Sigurimit”.

Instituti i Sigurimeve, këtu më poshtë do të quhet “Siguruesi”.

Personi fizik ose juridik, interesi pasuror i të cilit do të mbulohet sipas këtyre Kushteve të Sigurimit për Sigurimin e Parave në Udhëtim, këtu më poshtë do të quhet shkurtimisht “I Siguruari”.

Kontrata për Sigurimin e Parave në Kasafortë, e lidhur midis Siguruesit dhe të Siguruarit, këtu më poshtë do të quhet shkurtimisht “Polica e Sigurimit”.

PASURIA E SIGURUAR

2. Kartmonedha në formën e valutave të ndryshme, përfshirë kartmonedhën shqiptare, deri në kufirin e përmendur në Policën e Sigurimit.

Pasuria e siguruar mund të jetë në pronësi të të Siguruarit ose e mbajtur nga i Siguruari në çdo formë që e bën të Siguruarin përgjegjës për humbjen e saj.

RREZIQET E SIGURIMIT

3. Siguruesi dëmshpërblen të Siguruarin për humbjen ose dëmtimin e pasurisë së siguruar si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe/ose daljes me dhunë dhe/ose forcërisht nga njësia e siguruar.

Pasuria mbulohet në sigurim ndërsa ndodhet në kasafortë dhe/ose sportel/arkë.

PËRJASHTIME

4. Sigurimi CIS  nuk mbulon dëmet që shkaktohen drejtpërdrejt apo indirekt prej:

a. zhdukjeve misterioze;

b. mashtrimit dhe jobesueshmërisë së punonjësve;

5. Ky sigurim nuk mbulon demet qe shkaktohen drejtperdrejt apo indirekt prej:

a. grevave, kryengritjeve, trazirave dhe turbullirave civile.

b.luftes, pushtimit, invazionit, veprimeve te armiqve te huaj, veprimeve luftarake (pavaresisht ne se eshte shpallur lufte ose jo), luftes civile, rebelimeve, revolucionit, kryengritjeve, fuqive ushtarake apo pushtuese, konfiskimeve ose shtetezimeve ose rekuizimeve ose shkaterrimeve te pasurise nga apo ne baze te urdherave te cdo qeverie oae autoriteti publik ose lokal.

6.Ky sigurim nuk do te mbuloje demtimin/humbjen, pergjegjesine apo shpenzimet e shkaktuara drejtperdrejt ose indirekt nga ose qe rrjedhin prej :

a. rrezatimit jonizues ose ndotjes radioaktive nga lende berthamore ose rezerve berthamore ose nga shperthimi i lendeve berthamore;

b. lendeve radioaktive, helmuese, shperthyese ose lende te tjera te rrezikshme apo ndotese te instalimeve berthamore, reaktoreve berthamore apo njesive te tjera berthamore ose elementeve berthamore;

c. cdo arme lufte qe shfrytezon zberthimin dhe/ose bashkimin berthamor apo te ngjashme me to.

KËRKESA PËR DËMSHPËRBLIM

31. I Siguruari, për marrjen e dëmshpërblimit, i paraqet Siguruesit kërkesë me shkrim sipas formularit të furnizuar nga Siguruesi.

32. Siguruesi paguan dëmshpërblimin pasi ka marrë akt-ekspertimin përfundimtar dhe vetëm në qoftë se i paraqitet kërkesa me shkrim nga i Siguruari.

DËMSHPËRBLIMI

33. Siguruesi paguan ose refuzon pagimin e dëmshpërblimit brenda 30 ditëve nga ajo e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim.

Fillimi i afatit pezullohet për aq kohë sa dëmshpërblimi nuk mund të paguhet ose përcaktohet për shkak të të metave që ka i Siguruari.

34. Siguruesi mund të shtyjë pagesën e dëmshpërblimit:

a. për aq kohë sa ekzistojnë dyshimet mbi të drejtën e të Siguruarit për të marrë pagesën;

b. në qoftë se është filluar çështja penale lidhur me ngjarjen e sigurimit ndaj të Siguruarit ose njerit prej punonjësve të tij deri në përfundimin e një procedure të tillë.

35. Siguruesi përgjigjet për dëmet që vërtetohen gjatë periudhës së mbulimit në sigurim, por shuma e përgjithshme e dëmshpërblimeve nuk mund të jetë më e lartë se shuma e siguruar e treguar në Policën e Sigurimit.

36. Ky sigurim nuk do të dëmshpërblejë dëme për të cilat i Siguruari përfiton dëmshpërblim nën kontrata të tjera.

Bën përjashtim pjesa e dëmit që tejkalon shumën që do të ishte mbuluar nën kontratat e tjera në rastin kur Polica e përcaktuar nga këto Kushte Sigurimi të mos ishte në fuqi.

37. Në rast pagese dëmi sipas kësaj Police, Siguruesi do të ketë të drejtë të përfitojë të drejtën e të Siguruarit për të kërkuar kthimin e të drejtave pasurore ose çdo të drejtë tjetër legale ndaj çdo personi ose organizate.

I Siguruari do të veprojë me të gjitha mënyrat e duhura për të siguruar këto të drejta.

I Siguruari nuk do të bëjë asnjë veprim për të paragjykuar këto të drejta.

ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

41. Për çdo mosmarrëveshje që nuk zgjidhet me mirëkuptim, palët do t’i drejtohen Gjykatës së vendit ku është lëshuar Polica e Sigurimit.