Sigurimi i Garancise se kryerjes se punimeve

Sigurimi i Garancise se kryerjes se punimeve (Performance Bond), i cili eshte nje lloj i vecante sigurimi ku INSIG del garant qe klienti i tij (ndertues), do te perfundoje punimet e marra persiper sipas kushteve kontraktuale.

Pjesemarresit ne kete kontrate jane tre: Kontraktuesi, qe merr persiper te kryeje nje projekt, Garantuesi (INSIG-u qe hyn garant per perfundimin e projektit) dhe Pronari (qe kerkon ky projekt te perfundohet nga Kontraktuesi).

Ne rast se Kontraktuesi e realizon kontraten e ndertimit, Garantuesi dhe Kontraktuesi nuk do te kene detyrime qe rrjedhin nga kjo kontrate.

Pronari kerkon te perfundoje kontraten duke bashkepunuar me Kontraktuesin e Garantuesin. Ne rast te mosplotesimit te Kontrates se Ndertimit per faj te Kontraktuesit, Pronari kerkon dhe perpiqet te mbaje nje “konference” me Kontraktuesin dhe Garantuesin, jo me vone se 15 dite pas marrjes se njoftimit, per te diskutuar metodat e realizimit (Performing) te Kontrates se Ndertimit.

Ne rast se Pronari, Kontraktuesi dhe Garantuesi bien dakord, Kontraktuesit i lejohet nje kohe e arsyeshme per te realizuar Kontraten e Ndertimit, por nje marreveshje e tille nuk do te mohoje te drejten e pronarit per te deklaruar ndonje “Faj te Kontraktuesit”, i cili do te demshperblehet nga Garantuesi.

Kur Pronari ka respektuar te gjitha kerkesat e kontrates, Garantuesi menjehere dhe me shpenzimet e veta duhet te ndermarre nje nga veprimet e meposhtme:

  • Te nderhyje per Kontraktuesin, per te marre miratimin e Pronarit qe ai (Garantuesi) te realizoje dhe perfundoje Kontraten e Ndertimit;
  • Te veproje per ta realizuar dhe perfunduar vete Kontraten e Ndertimit;
  • Pranon oferta ose propozimet nga kontraktues te kualifikuar te pranueshem nga Pronari per te pergatitur nje kontrate te re e te zbatueshme nga Pronari.

Ne qofte se Garantuesi nuk procedon brenda nje kohe te arsyeshme, ai do te konsiderohet me faj ne kete Kontrate Garancie 15 dite pas marrjes se nje njoftimi tjeter me shkrim nga Pronari per Garantuesin

Per te lidhur nje kontrate te tille, duhet qe Kontraktuesi te plotesoje me shkrim nje pyetesor te dhene nga Garantuesi ne te cilin do te shkruhen te dhena per veprimtarine e tij, ndertuese ose prodhuese, adresen, shumen e garantuar, etj.