Sigurimi i mallrave gjate transportit (Cargo)

Sigurimi i mallrave eshte nje nga aktivitetet me te hershme te INSIG-ut. Nepermjet tij behet mbrojtja e kapitaleve te materializuara te pronareve gjate transportit te tyre.

Nepermjet  tri klauzolave baze te sigurimit te mallit A, B, C, si me poshte:

Klauzolat C te Institutit te Mallit - 1/1/1982. Humbjet totale dhe avari te pjesshme ne qofte se shkaktohen nga:

  • Zjarri, eksplozioni;
  • Aksidente te mjeteve te transportit (perplasje, nxjerrje ne breg, fundosje, nxjerrje ne cektine, permbytje, dalje nga binaret);
  • Shpenzimet per shkarkimin e mallit ne nje port te fatkeqesise;
  • Kontributi i mallit ne avarine e pergjithshme;
  • Humbje ose demtim i mallit per sakrificen gjate avarise se pergjithshme ose hedhje e mallit ne det;
  • Shpenzime per shpetimin e ngarkeses.
  • Kontributi i mallit ne avarine e pergjithshme;
  • Shpenzime per shpetimin e ngarkeses.

Klauzolat B te Institutit te Mallit – 1/1/1982. Si “C” por shtohen:

  • Termeti, shperthimi vullkanik, rrufeja;
  • Renia e ujit mbi bordin e anijes;
  • Renia totale e pakove te vecanta gjate ngarkim-shkarkimit.

Klauzolat A te Institutit te Mallit – 1/1/1982. Nuk emertohen rreziqet, por mbulohen:

Te gjitha demet ose humbjet fizike te shkaktuara nga cfaredo ngjarje e paparishikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastesishme.

Keto klauzola jane te njejta me ato te tregut te Londres dhe qe aplikohen pothuajse ne te gjithe Europen. INSIG mbulon te gjitha rreziqet e mundshme qe mund te ndodhin gjate transportit te mallrave, si brenda dhe jashte vendit. Per kete mjafton paraqitja e nje kerkese per sigurim ku te jepen te gjitha te dhenat e hollesishme lidhur me mallin qe do te sigurohet, si dhe pagimi i tarifes se Primit te Sigurimit.

Ky sigurim mbulon demet fizike te mallrave te shkaktuara nga cdo ngjarje e paparashikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastesishme, sic percaktohet ne Klauzolat e Institutit te Londres, i cili ne baze te nje procedure te caktuar ndjek demin qe mund te ndodhe.

Tarifa e sigurimit varion duke pasur parasysh keta faktore: kategorine e mallit (te gjitha mallrat jane te ndara ne 12 kategori), klauzolen e sigurimit (sipas rreziqeve qe kerkohen), llojin dhe distancen e transportit.

Per lidhjen e kontrates per Sigurimin e Mallrave gjate Transportit duhet nje kerkese me shkrim, e cila duhet te permbaje:

Nje pershkrim mbi llojin e mallit qe do te transportoje, sasine e tij, mjetin me te cilin do te transportohet, llojin e transportit (ajror, detar, tokesor), data e fillimit te transportit, data e mberritjes, vendi i nisjes e mberritjes se mallit, vlera e mallit.

Ne rast te ndodhjes se ndonje demi, i Siguruari duhet te njoftoje menjehere Siguruesin kudo qe te ndodhet. Pastaj Siguruesi lidhet me shoqerine perkatese siguruese te vendit ku ndodh demi dhe ne baze te nje shume te caktuar e ndjek kete procedure.