Sigurimi i anijeve

Ofron mbulim per anijet dhe mjetet e tjera lundruese dhe pergjegjesine e riparuesve dhe ndertuesve. Kushtet e Sigurimit te Anijeve percaktohen ne klauzolat e zgjedhura te sigurimit, te cilat perdoren ne tregun nderkombetar te sigurimit te Anijeve, qe ofrohen nga Siguruesi dhe qe percaktohen kryesisht nga destinimi i anijes.

I Siguruari per te lidhur kontrate sigurimi per Anijet duhet te paraqese kerkesen e tij se bashku me:        

  • Deshmine e pronesise ose te interesit tjeter pasuror;
  • Deshmine e flamurit;
  • Certifikatat e klases, te vijes se ngarkeses, tonazhit, pajisjeve te sigurimit, radiofonise dhe radiotelegrafise, te konstruksionit dhe te lundrimit, te leshuara ne perputhje me tipin e anijes.

Kontrata e sigurimit mund te lidhet me baze kohe per nje afat 6 muaj ose 1 vjecar. Kontrata me baze lundrimi fillon ne afatin e percaktuar ne kontrate, por jo me pare se data e fillimit te lundrimit dhe mbaron ne daten e perfundimit te tij.

Demshperblehen demet e shkaktuara si rrjedhoje e humbjes, shpenzimet e kontraktuara qe behen te pagueshme me vertetimin e ngjarjes se sigurimit. Vlera maksimale per t’u demshperblyer eshte ne varesi te shumes se sigurimit dhe klauzoles se zgjedhur dhe percaktuar ne police.

Kontrata e sigurimit i nenshtrohet legjislacionit shqiptar dhe Konventave nderkombetare qe kane te bejne me lundrimin detar dhe te cilat jane te pranuara nga shteti shqiptar.

Tarifat e Sigurimit te Anijeve jane ne funksion te tipit të anijes, moshes se anijes, zones se veprimtarise tregtare, tipit (llojit) te zgjedhur.

Ky lloj sigurimi mbulon humbjet ose demet e objekteve lendore te siguruara  shkaktuar nga:

  • Rreziqet e detrave, lumenjve, liqeneve etj…
  • Pirateria, kontakti me mjete transporti tokesor, doku ose pajisje e instalime te portit.
  • Termeti, shperthime vullkanike e rrufeja, aksidente ne ngarkim-shkarkim ose levizja e ngarkeses ose e karburantit.

Ne rast te ndodhjes se ndonje demi i Siguruari duhet te njoftoje menjehere sapo te ndodhe ngjarja (sipas formularit te dhene nga Siguruesi), duke njoftuar paraprakisht sapo te ndodhe ngjarja.