Sigurimi kufitar

Sigurimi kufitar, siguron automjetet me targë të huaj, të cilat nuk janë të pajisura me Sigurimin Ndërkombetar për Përgjegjësinë ndaj Palëve të Treta (Kartoni Jeshil), ose që i ka mbaruar afati i këtij sigurimi.

Këto mjete kur hyjnë në territorin shqiptar duhet të blejnë sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta për kohën e qëndrimit në Shqipëri.

Ky sigurim është i përkohshëm, kohëzgjatja e tij varion nga 15 deri në 45 ditë,  6 muaj dhe 1 vit.