Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL)

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL), mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t’i shkaktohen palëve të treta si rezultat i përdorimit të automjeteve nga mbajtësit e mjeteve motorike. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm, ata transferojnë rrezikun tek INSIG.

INSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit edhe për dëmet pasurore që pësojnë pasagjerët, sic mund të jenë dëmet që ata pësojnë në sendet dhe objektet e përdorimit të zakonshëm, që mbahen me vete nga këta pasagjerë.

Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me ligjin Nr. 10 076, datë 12.2.2009 ‘’Për  Sigurimin e Detyrueshëm në  Sektorin e Transportit’’.