Kasko klasike

Kasko klasike, mbulon dëmet që mund t’i shkaktohen automjetit nga rreziqe potenciale të tilla si: përplasja aksidentale me automjet ose objekt tjetër, përmbysja ose rënia e objekteve të tjera mbi të, djegia ose eksplozioni, vjedhja e pjesshme ose totale, grabitja ose thyerja e xhamit, fenomenet e natyrës të tilla si tërmeti, stuhia, rrëshqitja e tokës ose përmbytja, dëbora ose breshëri, aktet keqdashëse dhe dëmtimi në parkim.