Kartoni Jeshil

Kartoni Jeshil, është një certifikatë ndërkombëtare e sigurimit, e detyrueshme për t’u marrë nga të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike që qarkullojnë jashtë kufijve të vendit. Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta për dëmet pasurore dhe shëndetësore të shkaktuara nga përdoruesi i këtij mjeti jashtë territorit të Shqipërisë. Ai mund të lëshohet për periudha nga 15 ditë deri në 1 vit. Në rast se drejtuesi i mjetit shkakton një aksident me automjetin e tij, atëherë INSIG paguan në vend të tij për dëmet e shkaktuara.

Ky sigurim mbron interesat publike, pasi pajisja me Karton Jeshil, i lejon përdoruesit e mjeteve me targa shqiptare të udhëtojnë në 46 vende.