Sigurimi nga te gjitha rreziqet e montimit (EAR)

Sigurimi nga te gjitha rreziqet e montimit (EAR) siguron punimet e montimit te makinerive dhe pajisjeve qe ne fillimin e tyre deri ne fazen e perfundimit te venies se tyre ne pune, duke perfshire edhe pergjegjesine ndaj paleve te treta per deme materiale e shendetesore qe mund t’u shkaktohen atyre. Ky sigurim ofron te njejtin mbulim si CAR, por per fazen e montimit te makinerive e pajisjeve ne objektet industriale.

Pergjegjesia e Siguruesit fillon menjehere me fillimin e punes montuese, ose pas shkarkimit te artikujve te listuara ne formular ne sheshin e montimit dhe do te vazhdoje deri ne momentin e mbarimit te dorezimit, ose deri ne momentin e perfundimit te proves se punes ose proves me ngarkese te plote.

Ky sigurim mbulon:

  • Demet materiale qe ndodhin ne procesin e montimit te makinerive, si dhe shpenzimet per pastrimin e mbeturinave qe jane pasoje e cdo ngjarjeje sigurimi.
  • Pergjegjesine ndaj paleve te treta

INSIG do t’i paguaje te Siguruarit jo me shume se limitet e percaktuara ne formular, keto limite ai eshte ligjerisht i detyruar t’ua paguaje paleve te treta. Gjithashtu ne rast pretendimi per kompensim INSIG do t’I paguaje te Siguruarit te gjitha kostot e shpenzimeve te gjyqit qe jane perballuar nga cdo pretendues I siguruar si dhe te gjitha shpenzimet e tjera te kryera me miratimin me shkrim te INSIG, por brenda limitit te pergjegjesise se percaktuar ne kontrate.

Dokumentacioni qe duhet te paraqese i Siguruari:

  • Nje kerkese ku te paraqese shkurtimisht objektin qe kerkon te siguroje, vendin, adresen, profesionin.
  • Pyetesori i plotesuar bashke me cdo deklarate tjeter te bere me shkrim.
  • Ne rast te ndodhjes se nje demi, I Siguruari duhet te veproje ne te njeten menyre si per sigurimin CAR.