Sigurimi i makinerive (MI)

Sigurimi i makinerive (MI), siguron makinerite ne njesite industriale ndaj defekteve dhe demtimeve, qe mund te pesojne ato gjate procesit te punes, si deme fizike te papritura e te paparashikuara nga shkaqe te tilla si: defektet ne derdhje ose materiale, projektim i gabuar, gabimet ne repart ose ne montim, mjeshteri profesionale e dobet, mungese shkathtesie, pakujdesi, nderprerje te ujit ne sistemet ftohes ose ne kazanet me avull, qark i shkurter, stuhi, qe bejne te domosdoshem riparimin ose zevendesimin e objektit te demtuar. Shuma e Sigurimit duhet te jete e barabarte me koston e zevendesimit te makinerise se siguruar me nje makineri te re te te njejtit lloj dhe kapacitet qe do te thote koston e saj te zevendesimit, duke perfshire transportin, tatimet e taksat, si dhe koston e montimit.

Dokumentat qe duhen paraqitur nga ana  e te Siguruarit:

  • Kerkese me shkrim
  • Plotesimi i pyetesorit  me te gjitha te dhenat e domosdoshme se bashku me cdo deklarate tjeter.

C’duhet te beje i Siguruari ne rast demi?

  • Duhet te njoftoje menjehere me shkrim Siguruesin duke dhene nje informacion te plote mbi natyren dhe shtrirjen e demit
  • Duhet te kryeje te gjitha veprimet e duhura per te minimizuar zgjerimin e demit
  • Duhet te ruaje pjeset e shpetuara e te krijoje mundesi per inspektimin e tyre nga perfaqesuesi ose inspektori i INSIG.
  • Duhet te jape nje informacion te plote si dhe dokumentat e nevojshme, nese kerkohen nga INSIG.

KUSHTET E SIGURIMIT

Pasi i Siguruari i permendur ne formular i ka drejtuar nje kerkese me shkrim duke plotesuar nje Pyetesor, i cili se bashku me çdo deklarate tjeter te bere me shkrim nga i Siguruari ne lidhje me kete Police konsiderohen te perfshire ne te,atehere kjo Police deshmon qe, me kusht qe i Siguruari t’i kete paguar Siguruesit primin e permendur ne formular dhe te veproje sipas neneve, perjashtimeve, klauzolave dhe kushteve te permbajtura ne Police ose te shtuara ne te,

Siguruesi bie ne marreveshje me te Siguruarin qe, ne qofte se, ne çdo kohe gjate periudhes se sigurimit te shenuar ne formular ose gjate çdo periudhe te mepastajme per te cilen i Siguruari paguan dhe Siguruesi mund te marre primin per rinovimin e kesaj Police, objektet  ose çdo pjese e tyre te permendur ne aneks, ne kushtet e permendura ne Police, pesojne ndonje humbje ose dem fizik te papritur e te paparashikuar nga shkaqe te tilla si difektet ne derdhje ose materjale, projektim i gabuar, gabimet ne repart ose ne montim, mjeshteri profesionale e dobet, mungese shkathtesie, pakujdesi, nderprerje te ujit ne sistemet ftohes ose ne kazanet me avull, eksplozioni fizik, keputja per shkak te forces centrifugale, qarku i shkurter, stuhija ose çdo shkak tjeter te pa perjashtuar veçanerisht ne Police, qe bejne te domosdoshem riparimin ose zevendesimin e demit,

Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin persa i perket humbjeve dhe demeve te tille me para ne dore, zevendesim ose riparim ( sipas zgjedhjes qe ben Siguruesi ) deri ne nje shume qe nuk e kalon shumen e siguruar te shenuar per artikullin perkates ne formular qe eshte demtuar e si rrjedhim pa tejkaluar ne teresi shumen e siguruar totale te shprehur ne Formular.

Kjo Police do te aplikohet per objektet e siguruar pas kryerjes se sukseseshme te provave te pranimit pavaresisht ne se makinerite apo pajisjet jane ne pune apo pushim te çmontuara per pastrim apo kontroll, te zhvendosura brenda ambientit, gjate rimontit. Primi i sigurimit duhet paguar ne momentin e nenshkrimit te Polices. Ne rastin kur primi i sigurimit do t’i paguhej Siguruesit e keste, kesti i pare nuk mund te jete me i vogel 40 % e primit te pergjithshem.

 

Ne rast se i Siguruari nuk e paguan kestin pasardhes ne kohen e caktuar atehere Siguruesi ka te drejte te zgjidhe kontraten e sigurimit . Ne kete rast, Siguruesi do te mbaje pergjegjesi per demet e pesuar gjate periudhes qe polica ka qene ne fuqi. Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin ne perpjestim me shumen e primit te paguar.

PERJASHTIMET

 

Siguruesi nuk do te jete pergjegjes per

 

1. pjesen e zbriteshme te deklaruar ne formular qe duhet perballuar nga i Siguruari ne çdo rast ; ne qofte se me shume se nje objekt eshte humbur ose demtuar ne nje ngjarje, i Siguruari, sidoqofte, nuk do te perballoje me shume se pjesa e zbriteshme e aplikueshme per keto objekte.

2. humbjen ose demtimin e pjeseve te nderrimit p.sh. stampat, format e derdhjes, cilindrat e gdhendur, pjeset te cilat nga perdorimi ose natyra e tyre pesojne nje shkalle te larte konsumimi si veshjet refraktare, çekiçet pneumatike, objektet prej xhami, shiritat, litaret, litaret plastike, ndermjetesit punues si p.sh. lubrifikantet, karburantet, katalizatoret etj .

3. humbjet ose demtimet per shkak te zjarrit, goditjes nga rrufeja, eksplozioni kimik ( me perjashtim te eksplozionit ne tubat e gazit ne kazanet me avull ), shuarjes se zjarrit, heqjes se mbeturinave, goditjes me avion dhe pjeseve qe bien prej tyre, vjedhjes, vjedhjes me thyerje, tentatives per vjedhje, shembjes se nderteses, vershimeve, permbytjeve, termetit, fundosjes se dheut, ortekut, stuhise, ciklonit, erupsionit vullkanik ose katastrofave natyrale te ngjashme me te.

4. humbjen ose demin per te cilet nje furnizues, kontratues ose riparues eshte pergjegjes qofte sipas ligjit, qofte sipas kontrates.

5. humbjen ose demin e shkaktuar nga çdo e mete ose difekt te cilet egzistojne ne kohen e fillimit te kesaj Police dhe jane brenda njohurive te te Siguruarit ose perfaqesuesve te tij pavaresisht ne se te tilla te meta ose difekte jane te njohura apo jo nga Siguruesi.

6. humbjen ose demin e shkaktuar nga veprime keqdashese ose pakujdesia e rende e te Siguruarit ose perfaqesuesve te tij.

7. çdo pasoje e luftes, invazionit, veprimit te armikut te jashtem, veprimeve ushtarake (pavaresisht ne se eshte shpallur lufta ose jo ), luftes civile, rebelimit, revolucionit, kryengritjes, turbullirave, greves, ndalimit te punes, trazirave civile, grushtit te shtetit , eksodit veprimeve te nje grupi personash keqdashes ose personave qe veprojne ne emer te nje organizate politike ose qe kane lidhje me te, konspiracionit, konfiskimit, komandimit, rekuizimit, shkaterrimit ose demtimit te pasurise me urdher te çdo qeverie ne fuqi ose te çdo autoriteti shteteror .

8. çdo pasoje te shperthimit berthamor, rrezatimit berthamor, ndotjes radioaktive.

9. humbjen ose demtimin si nje pasoje direkte e influences se vazhdueshme te veprimit te makinerise apo pajisjes ne kushte normale pune ( konsumimi, zgavrimi, erozioni, korrozioni, ndryshku, bigorrezimi i kazaneve me avull )

10. humbjen ose pergjegjesine vijuese te çdo lloji, çdo pagese mbi demshperblim per deme materiale siç eshte percaktuar ne kete Police, si gjobat , humbjet per shkak te vonesave ne riparim etj .

Ne çdo  kerkese ose proçedure ku Siguruesi pohon qe per arsye te klauzoles se perjashtimit te mesiperm nr. 7 humbja ose demtimi nuk jane te mbuluar nga kjo Police, barra per te provuar qe humbje ose demtime te tilla jane te mbuluar i bie te Siguruarit.