Sigurime nga te gjitha rreziqet ne ndertim (CAR)

Sigurime nga te gjitha rreziqet ne ndertim (CAR), mbulon punimet e ndertimit qe ne fazen e projektimit dhe deri ne perfundim te tyre. Ky sigurim mbulon si demet e pesuara nga i Siguruari, ashtu dhe demet qe i Siguruari mund t’u shkaktoje te treteve. Ne kete sigurim perfshihet edhe nje periudhe garancie pas perfundimit te punimeve, periudha e mirembajtjes.

Siguruesi mban pergjegjesi per demet e pesuara gjate periudhes se sigurimit. Ai do te paguaje per demtime materiale te objektit qe eshte ne ndertim, si dhe deme te shkaktuara paleve te treta, te tilla si:

  • Demtime trupore aksidentale ose deme te paleve te treta (pavaresisht nese jane fatale ose jo)
  • Humbje ose demtime aksidentale te pasurise qe u perket paleve te treta
  • Te gjitha shpenzimet e padise qe kerkuesi i merr te Siguruarit dhe
  • Te gjitha shpenzimet, per te cilat Siguruesi ka dhene miratimin e tij me shkrim

Dokumentacioni per lidhjen e kesaj kontrate sigurimi:

  • Kerkese me shkrim, ku te pershkruhet aktiviteti i tij ndertues, te dhena profesionale, kohen e ushtrimit te profesionit, te dhena mbi objektin qe kerkohet te sigurohet …
  • Pyetesori dhene nga ana e INSIG i plotesuar dhe cdo deklarate tjeter e bere me shkrim nga ana e te Siguruarit.

C’duhet te beje i Siguruari ne rast demi:

  • Te lajmeroje menjehere Siguruesin
  • Te beje nje llogaritje paraprake te vleres se demit
  • Te njoftoje menjehere organet hetimore ne rast vjedhjeje
  • Te pergatise nje proces-verbal, ku te pershkruaje demin e ndodhur
  • Te paraqese nje kopje te polices, mandat arketimit, si dhe proces-verbalin e mbajtur me kete rast.

KUSHTET E SIGURIMIT


Pasi i Siguruari, permendur ne Formular i ka drejtuar  nje kerkese me shkrim duke plotesuar nje Pyetsor i cili se bashku me cdo deklarate tjeter te bere me shkrim nga i Siguruari ne lidhje me kete Police konsiderohen te perfshira ne te.

Atehere, kjo Police Sigurimi DESHMON se, me kusht qe i Siguruari t’i kete paguar siguruesit primin e permendur ne Formular dhe te veproje sipas kushteve, perjashtimeve dhe klauzolave te permbajtura ne Police ose te shtuara ne te, Siguruesi  do te demshperbleje te Siguruarin ne menyren dhe masen e  parashikuar si me poshte.

Primi i sigurimit duhet paguar  ne momentin e nenshkrimit te kontrates se sigurimit. Ne rastin kur primi i sigurimit do t’i paguhet Siguruesit me keste, kesti i pare nuk mund te jete me i vogel se 40 per qind e primit te pergjithshem. Ne rast se i siguruari nuk paguan kestin pasardhes ne kohen e caktuar, atehere Siguresi ka te drejte te perfundoje marredheniet siguruese. Ne kete rast, Siguruesi do te mbaje pergjegjesi per demet e pesuara gjate periudhes qe Polica ka qene ne fuqi. Siguruesi do te demshperbleje demin ne perpjestim me shumen e primit te paguar.

PERJASHTIME TE PERGJITHSHME

Siguruesi nuk do te demshperbleje te Siguruarin per humbje, demtime apo pergjegjesi qe, ne menyre direkte ose indirekte jane shkaktuar, rrjedhin ose jane shtuar nga:

a)lufta, invazioni, veprime te armikut te jashtem, veprime luftarake (pavaresisht nese eshte shpallur lufta apo jo), lufta civile, rebelimi, revolucioni, revolta, kryengritje, trazira, greva, lokauti, turbullira civile, pushteti ushtarak ose i uzurpuar, nje grup personash keqdashes ose personash qe veprojne ne emer ose ne lidhje me cdo organizate politike, komploti, konfiskimi, veprimi komandove, rekuizimi, shkaterrimet apo demtimet e kryera me urdher te cfardolloj qeverie apo autoriteti shteteror.

b)shperthim berthamor, rrezatimi berthamor apo ndotja radioaktive

c)veprimet e qellimshme ose pakujdesia e rende e te Siguruarit ose e perfaqesuesve te tij;

d)nderprerja e plote ose e pjesshme e punes.

Ne cdo padi, kerkese ose procedure tjeter gjyqesore ku Siguruesi pohon se bazuar ne klauzolat e Perjashtimit a) te mesiperm, humbja, shkaterrimi, demtimi apo pergjegjesia nuk mbulohen nga ky sigurim, barra per te provuar qe humbja, shkaterrimi, demtimi ose pergjegjesia jane te mbuluara do t’i bjere te Siguruarit.

PERIUDHA E MBULIMIT

Pergjegjesia e Siguruesit do te filloje, pavaresisht se data mund te jete caktuar ndryshe ne Formular, menjehere me fillimin e punes ose pas shkarkimit te artikujve te permendur ne Formular ne vendin e punes. Pergjegjesia e siguruesit perfundon per pjeset e punimeve tesiguruara qe jane dorezuar ose vene ne sherbim. Afati me i fundit i perfundimit te mbulimit ne sigurim eshte data e percaktuar ne Formular. Cdo shtim i periudhes se Sigurimit mund te behet vetem duke u miratuar me pare me shkrim nga Siguruesi.

Kushte te Pergjithshme

1.Respektimi dhe plotesimi domosdoshmerisht i kushteve te kesaj
Police nga ana e te Siguruarit dhe vertetesia e deklaratave dhe e pergjigjeve qe i Siguruari ka dhene ne Pyetsorin dhe kerkesen e plotesuar prej tij, do te jete kusht paraprak per cdo pergjegjesi te Siguruesit.
2.Formulari dhe Seksioni(et) do te konsiderohen te perfshira ne Police dhe pjese te saj dhe shprehja kjo Police kudo qe eshte perdorur do te kuptohet se ne te jane perfshire Formulari dhe Seksion (et). Cdo fjale ose shprehje se ciles i eshte dhene nje kuptim i caktuar ne ndonje pjese te kesaj Police ose Formulari ose Seksion(eve) do te mbaje kete kuptim kudo qe te shfaqet.
3. I Siguruari, me shpenzimet e tij, do te marre te gjitha masat e nevojshme dhe do te veproje ne perputhje me te gjitha rekomandimet e duhura te Siguruesit per te parandaluar humbjen, demtimin ose pergjegjesine dhe per te zbatuar kerkesat ligjore dhe rekomandimet e prodhuesit.
4.a) Perfaqesuesit e siguruesit do te kene te drejten qe te inspektojne dhe te kontrollojne rrezikun ne cdo kohe qe do ta shohin te pershtateshme dhe i Siguruari do t’i jape perfaqesuesve te Siguruesit te gjitha detajet edhe informacionin e nevojshem per vleresimin e rrezikut.
b) I siguruari do te njoftoje Siguruesin menjehere me telegram dhe me shkrim, per cdo ndryshim te rrezikut dhe me shpenzimet e tij do te marre te gjitha masat qe kerkojne rrethanat, dhe fusha e mbulimit dhe /ose primi, ne se eshte e nevojshme, do te ndryshojne ne pershtatje me kushtet e reja. Asnje ndryshim nuk do te behet ose lejohet nga i Siguruari kurdohere qe rreziku rritet, pa konfirmimin me shkrim te Siguruesit per vazhdimesine e sigurimit.
5.Ne rast te ndodhjes se nje ngjarje qe con ne nje kerkese per demshperblim sipas kesaj Police. I Siguruari do te:
a)njoftoje menjehere Siguruesin me telefon ose telegram si edhe me shkrim, duke percaktuar natyren dhe shtrirjen e humbjes ose demit:
b) marre te gjitha masat brenda mundesive te tij per te minimizuar zgjerimin e humbjes ose demit.
c)ruaje pjeset e prekura dhe ti veje ato ne dispozicion per inspektim perfaqesuesit ose mbikqyrsit te Siguruesit.
d)jape te gjithe informacionin dhe deshmite dokumentare qe mund te kerkoje Siguruesi:
e)informoje autoritetet e policise ne rastin e humbjes ose demtimit qe rrjedh nga vjedhja.
Siguruesi, ne cdo rast, nuk do te jete pergjegjes per humbjen, demin ose pergjegjesine per te cilat nuk ka marre njoftim brenda 14 ditesh nga momenti i ngjarjes.
Me dhenien e njoftimit Siguruesit sipas ketij kushti, i Siguruari mund te kryeje riparime ose zevendesimin e demeve me permasa te vogla ; ne te gjitha rastet e tjera , do t’i jepet mundesia nje perfaqesuesi te Siguruesit per te inspektuar humbjen ose demin me pare se te kryhet cdo riparim ose ndryshim. Ne se perfaqesuesi i Siguruesit nuk kryen inspektim brenda nje periudhe kohe qe mund te konsiderohet e mjaftueshme sipas rrethanave, atehere te Siguruarit i jepet e drejta te filloje riparimin ose zevendesimin.Pergjegjesia e Siguruesit, sipas kesaj Police, per sa i perket cdo artikulli te demtuar do te pushoje ne se artikulli i permendur nuk riparohet duhesisht e pa vonese.
6. I Siguruari, me shpenzimet e Siguruesit, do te kryeje dhe do te bashkeveproje ne kryerjen dhe do te lejoje te kryhen te gjitha ato veprime qe mund te jene te nevojshme ose te kerkuara nga Siguruesi ne interes te cdo te drejte ose mjeti, ose perfitimi te demshperblimit te pjesshem ose te plote prej paleve (pervec atyre qe jane te siguruara sipas kesaj Police) tek te cilat Siguruesi ka ose do te kete te drejten per t’u paguar ose perfituar nga cdo humbje ose dem sipas kesaj Police, ne se keto veprime ose ceshtje jane ose behen te nevojshme ose kerkohen para ose pas demshperblimit te te Siguruarit nga Siguruesi.
7.Mosmarrveshjet ndermjet Siguruesit dhe te Siguruarit, qe rrjedhin nga marredheniet e sigurimit, do te zgjidhen nga Gjykata e vendit ku eshte lidhur kontrata e sigurimit.
8.Ne se nje kerkese per demshperblim permban mashtrim, ose ne mbeshtetje te kerkeses eshte bere ose perdorur ndonje deklarim fals, ose nga i Siguruari apo dikush tjeter qe vepron ne emer te tij jane perdorur menyra apo mjete mashtruese per te perfituar sipas kesaj police, ose ne se kerkesa per demshperblim eshte refuzuar dhe brenda tre muajve nuk ka filluar asnje veprim apo padi, cdo perfitim sipas kesaj Police do te humbase.
9.Ne se ne momentin qe ndodh ngjarja e sigurimit sipas kesaj Police ekziston mbulim tjeter per te njejten humbje, dem apo pergjegjesi, Siguruesi nuk do te jete pergjegjes per te paguar me shume se pjesa qe i takon ne kete humbje, dem ose pergjegjesi.
10.Pas cdo ndodhje te nje ngjarjeje sigurimi, si i Siguruari ashtu dhe Siguruesi, ka te drejten te nderprese kontraten e sigurimit. Nderprerja mund te behet deri nje muaj pas perfundimit te bisedimeve per demshperblimin duke i derguar njoftimin me shkrim pales tjeter.
Nderprerja hyn ne fuqi nje muaj pasi te jete marre njoftimi nga pala tjeter.
11.Ne se kontrata e sigurimit nderpritet nga i Siguruari, Siguruesi ka te drejte te mbaje primin e sigurimit per periudhen vijuese. Ne se kontrata e sigurimit nderpritet nga Siguruesi, zbatohet parimi i mesiperm per sa i perket pjeses se primit te sigurimit, qe i korrespondon demshperblimit te paguar dhe pjeses se primit qe I korespondon periudhes se sigurimit perpara nderprerjes se kontrates