Sigurimi i Jetes se Nxënësve dhe Studentëve

INSIG ka pergatitur kete kontrate sigurimi per te krijuar nje kulturë sigurimesh tek brezi i ri. Qëllimi i kesaj kontrate  është mbrojtja e shëndetit dhe jetës se femijeve dhe të rinjve që jane ne periudhen e shkollimit.

Sigurimi i nxenesve dhe studentëve eshte sigurim 1-vjecar me nje prim simbolik prej 500 leke per nxenesit me shume sigurimi 200 000 leke  dhe 1 000 leke per studentet me shume sigurimi 400 000 leke.

Ky sigurim përfshin mbulimet per : 

  • Përfitimi për frakturat e cila jepet me nje shume te menjehereshme kur si shkak i një aksidenti ndodh thyerja e eshtrave te  gjymtyreve te siperme ose te poshteme.
  • Perfitimet per paaftesine e perhereshme te pjesshme.
  • Shpenzimet spitalore dhe farmaceutike
  • Përfitimi për sëmundjet kritike.
  • Në rast të humbjes së jetes se prindërit I siguruari, përfiton shumën së sigurimit.
  • Përfitimi për humbjen e Jetës së të Siguruarit.