Sigurimi i Jetës së Debitorit

Çdokush qe merr kredi ne Banka ka ide të ndryshme për atë se çfarë do të thotë siguri financiare. Nëse Juve do t’ju ndodhte dicka, sa para do t’i duheshin familjes tuaj për të shlyer detyrimin? INSIG ju ofron kontratën për Sigurimin e Jetës së Debitorit per shlyerjen e ketij detyrimi.

Pse duhet t’a blini këtë kontratë?

Nëse ju merrni një kredi ne banke, me kete kontrate ju keni siguruar jeten tuaj për shumën e kredisë së marrë. Primi i sigurimit llogaritet duke marrë parasysh moshën, seksin e personit të siguruar dhe shumën e kredisë së lëvruar.

Sapo Banka të miratojë kredinë tuaj, mund të paraqiteni me formularin përkatës pranë INSIG sha ne Zyrat Qendrore ose degët e INSIG-ut në rrethe.

Ky sigurim behet ne bashkepunim me partnerin tone Risigurues Kompanine SCOR Global Life

Çfarë përfitoni nga kjo kontratë?

Ne rast se kredimarresi humbet jeten si pasoje e aksidentit apo semundjeve, INSIG sh.a. shlyen detyrimin ndaj Bankes duke cliruar familjen e kredimarresit  nga detyrimet e pagimit te kesteve te kredise.

Ky sigurim eshte i vlefshem si per personat qe marrin kredi hipotekore ashtu dhe per ata qe marrin kredi per biznes.