Shëndeti në Udhëtim

Per te gjithe ju qe udhetoni jashte territorit te Shqiperise, INSIG ofron kontratën e Sigurimit të Shëndetit në Udhetim, e cila do të jetë shoqëruesja dhe garancia juaj gjate udhetimit per cdo te papritur apo problem shendetsor që mund te keni.

Kudo që të ndodheni dhe në çdo moment, INSIG do të jetë pranë jush falë marrëveshjeve të tij me kompanine CORIS International  Assistance e cila kryen asistencen per trajtimin e demit tuaj.

Kontrata e sigurimit ju ofron:

Rimbursim të shpenzimeve mjekesore dhe të shpenzimeve të emergjencës për dëmtime fizike dhe sëmundje nga të cilat nuk keni vuajtur më parë deri ne shumën e sigurimit 30 000  Euro.

Dëmshpërblim për aksidente personale kur si rezultat i aksidentit ndodh, humbja e shikimit, paaftësia e përhershme e plotë ose humbja e jetës së personit deri ne 30 000 Euro.

Mbulimin e shpenzimeve të riatdhesimit deri në shumën 30 000 Euro kur kërkohet transportimi i të dëmtuarit në atdhe me një mjet specifik transporti.

Ku mund te pajiseni me kete lloj sigurimi?

Në çdo agjensi udhëtimi me të cilin INSIG ka kontratë, ne Zyrat e INSIG-ut ne Qender dhe ne zyrat e INSIG-ut ne rrethin tuaj.

Kjo kontrate sigurimi ofrohet per personat me moshe nga 1 deri me 70 vjec.