Jeta ne Grup me Aksidente Personale

Per ju punëdhënës! Qe të ndiheni të qetë për jetën dhe shëndetin e punonjësve tuaj, mos e mbani vetë përgjegjësine në rastet e ndodhjes së ndonjë aksidenti, kalojeni atë tek INSIG  i cili ju ofron kontratën e Sigurimit të Jetes ne Grup me Aksidente Personale. Kjo kontrates sigurimi eshte nje kombinim i sigurimit te jetes me aksidentet, prandaj dhe shumat e sigurimit mund te jene te vecanta ose te njejta.

C’fare perfitimesh ofron kjo kontrate sigurimi?

Perfitimin 100% të shumës së sigurimit te aksidentit për Paaftësine e përhershme të plotë, ne te cilen perfshihet humbja anatomike ose funksionale e dy gjymtyreve te siperm ose te poshtem, humbja e shikimit totale e shikimit ne te dy syte, paraliza e plote etj.

Përfitimi për paaftësi të përhershme të pjesshme e cila llogaritet ne % mbi Shumen e sigurimit te aksidentit nese si pasoje e aksidentit shkaktohet humbja fizike apo funksionale e nje gjymtyre.

Perfitimi per paaftësi të përkohshme të plotë e cila paguhet ne masen 0.12% të shumës së sigurimit te aksidentit  në ditë, për nje periudhe prej 52 jave qofshin keto dhe jo te vijueshme.

Perfitimi per paaftësi të përkohshme të pjesshme e cila paguhet ne masen 0.03% të shumës së sigurimit te aksidentit  në ditë

Perfitimi per shpenzimet mjeksore e cila paguhet si perfitim shtese nga Siguruesi deri ne masen 0.12% te shumes se sigurimit te Aksidentit Ne kete perfitim perfshihen shpenzimet per trajtim mjeksor, spitalor, blerjen e medikamenteve, trajtimin e me rreze nese keto rekomandohen nga mjeku dhe jane si pasoje e aksidentit.

Përfitimi për trajtim mjeksor jashtë shtetit ofrohet ne rast se I siguruari si pasoje e aksidentit kerkon nje trajtim ne nje klinike te specializuar jashte vendit. Ky perfitim ofrohet per shuma sigurimit eshte me e madhe se 1 000 000 leke.

Perfitimi per humbjen e jetes siguruesi demshperblen perfituesin ne masen:

100% te shumes se sigurimit te Jetes ne rast se humbjes se jeten nga faktore natyrale

100% te shumes se sigurimit te Jetes dhe shumes se Sigurimit te Aksidenteve Personale ne rast se humbja e jetes eshte si pasoje e aksidentit

100% e shumes se sigurimit te aksidenti nese si pasoje e aksidentit vertetohet zhdukja e te siguruarit.