Aksidente Personale

Nëse papritur ju ndodh një aksident, dëmtimi juaj do të jetë jo vetem shendetesor por edhe financiar. Per t’jua lehtësuar këtë situate, INSIG ju ofron Sigurim nga Aksidentet Personale .

 Pse ju sherben ky  sigurim?

Ky sigurim ju mbulon cdo demtim trupor te shkaktuar nga mjete të rastit te dhunshme te dukshme ose nga pakujdesia juaj. Nen kete sigurim do te konsiderohet aksident dhe mbytja, ngrirja, djegja, helmimi akut nga gelltitja e substancave etj  Ky sigurim ofrohet per personat nga mosha 16-65-vjec pavaresisht nese jane ose jo ne mardhenie pune, per individe, familje dhe grupe.

Primi i sigurimit llogaritet duke marrë ne konsiderate profesionin dhe shumën e sigurimit.

Ju perfitoni:

Me ndodhjen e aksidentit, përfitoni:

  • Paaftësinë e përkohshme
  • Paaftësinë e përhershme të plotë e cila eshte e barabarte me 100% të shumës së sigurimit
  • Paaftesine e perhereshme te pjesshme e cila llogaritete ne % mbi shumen e sigurimit
  • Shpenzimet mjekesore
  • Trajtim mjekesor jashtë shtetit nese shuma e sigurimit te zgjedhur nga Ju eshte mbi 1 000 000 leke.

Në rast të humbjes së jetës si pasojë e një aksidenti INSIG demshperblen përfituesit ne masen 100% të shumës së sigurimit.