Sigurimi i Veprimtarise se Bankave (B.B.B.)

 

Ky sigurim mbulon veprimtarine e pergjithshme te bankave nga rreziqe fizike dhe financiare, ai eshte i perbere nga 6 ose me shume seksione si me poshte vijon:

    • Jobesueshmeria e punonjesve, qe mbulon demet financiare qe jane rrjedhoje e veprimeve jo te ndershme te punonjesve te Bankes.

    • Sigurimi i parave ne kasaforte, i cili mbulon demet e pesuara si rrjedhoje e veprimeve te dhunshme nga forca te jashtme si: vjedhja, vjedhja me thyerje, grabitja, zhdukja misterioze dhe e pashpjegueshme, shkaterrimi, keqperdorimi, gjate kohes qe kjo pasuri eshte ose supozohet te jete ne ambjentin e te Siguruarit ose te ndonje Banke tjeter.

    • Para ne udhetim, qe mbulon humbjen ose demtimin e pasurise gjate udhetimit kudoqofte nen ruajtjen e Punonjesve ose nen ruajtjen e cdo shoqerie Siguruese ose Transportuese, me qellim transportimin ne emer te te Siguruarit.

    • Ceqet e fallsifikuara

    • Kartmonedha te falsifikuara

    • Demtimi i zyrave e permbajtjeve, per shkak te demtimit te mobiljeve, pajisjeve (perjashtuara kompjuterat dhe pajisjet periferike), pajisjeve te kancelarise, kasafortave, shkaktuar nga vjedhja me thyerje, grabitja, veprimi keqdashes.

    INSIG ofron mbulim ne sigurim dhe per klauzola te tjera si:

    • Sigurimin e kasetave te sigurise
    • Sigurimin e ATM - ve (Automated Teller Machines)
 
Faqja Bazë | Kompania | Shërbime | Partnerët | Kontakte
Copyrights (c) 2006 INSIG s.a
Të gjitha të drejtat e rezervuara