Sigurime te pasurise

 

 

 

  • Sigurime te pasurise

Shtepia, Hoteli, Restoranti, Biznesi Juaj jane simboli i mundit dhe realizimit te enderrave Tuaja. Por vjen nje dite….. Nje pakujdesi e castit dhe zjarri, ose rreziqet natyrore mund ta demtojne ose shkaterrojne kete investim.

INSIG ofron demshperblim per humbjen, demtimin ose shkaterrimin e pasurise se siguruar ne menyre te papritur, te paparashikuar dhe aksidentale si pasoje e rreziqeve te meposhtme:

 

  1. Zjarrit dhe rreziqeve shtese qe mbulon objektet nga:
  2. Rreziku baze: zjarri, eksplozioni, rrufeja, renia e avionit ose pjeseve te tij, heqjen e mbeturinave.
  3. Rreziqeve shtese: termet, permbytje, stuhi, shkarja e tokes,  thyerja e xhamave
  • Nderprerjes se biznesit:

Ne rast se ambjentet e biznesit tuaj demtohen nga zjarri, atehere Ju rrezikoni te humbisni fitimet e parashikuara per aq kohe sa do t’ju duhet te rindertoni ambjentet e demtuara. 

INSIG ju ofron sigurimin nga nderprerja e biznesit me ane te te cilit Ju perfitoni demshperblim per fitimin qe keni siguruar.

 

  • Sigurimi nga Vjedhja

A keni ne shtepi objekte te cilat Ju kane kushtuar dhe jane te shtrenjta per Ju? Ne rast te nje vjedhjeje ose tentative per vjedhje ato mund te demtohen ose vidhen dhe Juve do t’ju duhet t’i zevendesoni.

INSIG ju ofron sigurimin nga vjedhja, me ane te te cilit Ju garanton demshperblim per sendet e vjedhura. 

Listoni sendet qe mendoni se mund te vidhen dhe sigurojini ato prane INSIG. Ju garantojme informacion te shpejte dhe sherbim profesional.

  • Sigurimi i kulturave bujqesore

Nese jeni fermere, atehere dini si t’i paraprini te papriturave te natyres.  INSIG ofron nje kontrate te vecante, duke Ju siguruar  te gjitha llojet e kulturave ndaj bresherit dhe rreziqeve natyrore si stuhia, permbytja, shtrengata.

Ky sigurim mbulon demtimet sasiore te prodhimit kryesor kundrejt nje rreziku te papritur e te paparashikuar.

Siperfaqja e siguruar per te gjitha llojet e kulturave duhet te jete jo me e vogel se 1 dynym.  

Jo vetem kaq…

Deshironi te siguroni serrat, ne te cilat keni investuar parate tuaja? INSIG nepermjet kontrates se Sigurimit te serrave ofron sigurimin e pajisjeve dhe te bimeve qe Ju keni kultivuar ne serrat Tuaja.  

Me te dyja keto kontrata INSIG ju ofron nje mbrojtje maksimale nga cdo e papritur e pakendshme. 

  • Sigurimi i blegtorise

Kjo eshte nje kontrate e vecante sigurimi, me ane te te cilit Ju mund te siguroni blegtorine ndaj semundjeve dhe aksidenteve. Me ane te kesaj kontrate INSIG ofron demshperblim per: 

    • Ngordhjen e kafsheve gjate periudhes se sigurimit si rrjedhim i aksidenteve, semundjeve te zakonshme, nderhyrjeve kirurgjikale per shkak te nje aksidenti ose semundjeje, helmimeve aksidentale qe vijne nga ushqimi ose nga uji.
    • Therjen e detyruar te tyre kur urdherohet nga sherbimi veterinar ose nje organ tjeter kompetent si dhe kur kafsha e siguruar peson nje aksident ose semundje te pashmangshme.

 

 

 

 
Faqja Bazë | Kompania | Shërbime | Partnerët | Kontakte
Copyrights (c) 2006 INSIG s.a
Të gjitha të drejtat e rezervuara