Sigurimi i Shendetit ne Udhetim

 

 

Per te gjithe ju qe udhetoni jashte territorit te Shqiperise. INSIG ofron kontraten e Sigurimit te Shendetit ne Udhetim, e cila do te jete shoqeruesja dhe garancia juaj gjate udhetimit.

Ky sigurim ju mbron nga:

Te papriturat dhe problemet shendetsore qe mund t’ju ndodhin gjate udhetimit tuaj jashte territorit te Shqiperise.

Kudo qe te ndodheni dhe ne cdo moment INSIG do te jete prane jush fale marreveshjeve te tij me kompanine Angleze Mercury International Assistance e cila kryen asistencen mjekesore.

Ju perfitoni:

  • Demshperblim te shpenzimeve mjekesore dhe te shpenzimeve te emergjences per demtime fizike dhe semundje nga te cilat nuk keni vuajtur me pare deri ne shumen e mbulimit deri ne 30 000 EUR
  • Demshperblim per aksidente personale deri me 30 000 EUR kur si rezultat i aksidentit ndodh, humbja e shikimit, paaftesia e perhershme e plote ose humbja e jetes se personit.
  • Mbulimin e shpenzimeve te riatdhesimit deri ne shumen 30 000 EUR kur kerkohet transportimi i te demtuarit ne atdhe me nje mjet specifik transporti.

Ku mund te pajiseni me kete lloj sigurimi?

Ne cdo agjensi udhetimi me te cilin INSIG ka kontrate.

Nese per ndonje aresye ambasada vendos te mos ju pajise me vize, ose ju ndryshoni periudhen e udhetimit kontaktoni me INSIG sh.a.

 

 

 
Faqja Bazë | Kompania | Shërbime | Partnerët | Kontakte
Copyrights (c) 2006 INSIG s.a
Të gjitha të drejtat e rezervuara