Paaftesi e Perkoheshme

 

 

Te nderuar Zonja / Zoterinj  !


Ne qofte se Ju pesoni nje dem shendetesor me pasoje paaftesi te perkoheshme ne pune, duhet te paraqisni keto dokumenta:

Per deme materiale :

  1. Kerkese per demshperblim.
  2. Vendimin e formes se prere te Gjykates per fajesine e shkaktarit te demit, ose vendimin e prokurorise kur ceshtja eshte pushuar, nese jeni drejtues mjeti ose kembesore.
  3. Vendim prokurorie nese jeni pasagjer.
  4. Certifikaten personale.
  5. Flete-dalje nga spitali, te shoqeruar me epikrize mjekesore.
  6. Vertetim nga punedhenesi per te ardhurat nje vit para aksidentit, te konfirmuara nga sigurimet shoqerore, sipas formularit tip, page bruto - page neto te detajuara per cdo muaj. (Te punesuarit ne institucionet shteterore).
  7. Deklarimin e te ardhurave per tre vjet, kur jeni me aktivitet privat, te konfirmuara nga sigurimet shoqerore ose tatim - taksa.
  8. Vertetimin nga sigurimet shoqerore, per masen e demshperblimit qe keni perfituar prej tyre.
  9. Vertetimin nga zyra e Bashkise, nese jeni i papune.
  10. Fotokopjet e nodelareve te paaftesise se perkoheshme, te dhene nga spitali apo KML-ja te noterizuara.
  11. Cdo ekzaminim mjekesor qe keni bere, si grafi, skaner, analiza, konsulta mjekesore, rekomandime etj,, te cilat mund te ndihmojne ne vleresimin e demit.

KUJDES!

Te gjitha dokumentet duhet te jene origjinale ose fotokopje te noterizuara ne gjuhen Shqipe

 
Faqja Bazë | Kompania | Shërbime | Partnerët | Kontakte
Copyrights (c) 2006 INSIG s.a
Të gjitha të drejtat e rezervuara