Letër e Drejtorit të Përgjithshëm

Te nderuar Aksionere, Kliente dhe Partnere !

Gjate vitit 2005, INSIG-u vazhdoi te ushtroje me sukses aktivitetin sigurues ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni. Primet bruto te shkruara arriten shifren 1.837.087 mije leke, 9.12% me shume se ne vitin 2004, ndersa te ardhurat e pergjithshme ishin 1.916.919 mije leke.
INSIG tashme ka arritur te mbaje nje pjese te konsiderueshme te tregut ne Shqiperi dhe Kosove dhe po e rrit dukshem pjesen e tij te tregut ne Maqedoni. Per here te pare pas vitit 1999, vit i cili shenon liberalizimin e tregut te sigurimeve ne Shqiperi, INSIG ruan te paprekur pozicionin e tij ne tregun shqiptar te sigurimeve, me gjithe hyrjen ne treg te 5 shoqerive te reja te sigurimeve ne fund te vitit 2004.
Viti 2005 ishte nje vit ne te cilin INSIG njohu rezultate shume te mira financiare. Fitimi para tatimit ishte 445.340 mije leke, ndersa norma e kthimit ne zoterimet e aksionereve ishte rreth 12.03%, krahasuar me 8% ne vitin 2004.

Aktiviteti sigurues eficent i INSIG Makedonija filloi ne mesin e vitit 2004. INSIG Makedonija e shtriu rrjetin dhe aktivitetin e tij ne te gjithe territorin e Maqedonise. Aktualisht INSIG Makedonija operon me 22 dege dhe perdor paralelisht disa rrjete shitjeje. Qe ne vitin e dyte te veprimtarise se tij, INSIG Makedonija filloi te jape rezultate mjaft pozitive.

Gjate vitit 2005 aktiviteti i INSIG eshte fokusuar ne disa drejtime kryesore, si:


a) Diversifikimi i portofolave per t’u dhene prioritet sigurimeve vullnetare, duke krijuar nje raport me te drejte midis sigurimeve te detyrueshme ndaj atyre vullnetare.
b) Reduktimi i te gjitha shpenzimeve te teperta te shoqerise, duke filluar nga shpenzimet e marrjes ne sigurim e deri tek shpenzimet administrative.
c) Permiresimi i skemave te administrimit te demshperblimeve.
d) Permiresimi i administrimit te shoqerise nepermjet futjes gjithnje e me shume te teknologjise se informacionit ne cdo hallke te shoqerise.
e) Shfrytezimi optimal i burimeve njerezore.
f) Diversifikimi i portofolit te investimeve financiare.

Zgjedhja e kompanise sone prej klienteve, besimi i tyre ne aftesite tona per te permbushur kerkesat per siguri, cmime, sherbime dhe pagesa demshperblimesh ka qene treguesi me i rendesishem i suksesit tone ne vitin 2005.
Perfundimisht, deshiroj te falenderoj punonjesit e INSIG per punen dhe perkushtimin e tyre ndaj shoqerise, klientet per besimin e palekundur ndaj nesh dhe partneret tane per bashkepunimin e frytshem.
Objektivi i vitit ne vazhdim eshte ruajtja dhe konsolidimi i pozicionit te INSIG-ut ne tregun rajonal, duke patur parasysh qe periudha ne vijim eshte nje periudhe vendimtare per perfundimin me sukses te procesit te privatizimit te plote te shoqerise.

 

Saimir ZËMBLAKU
Drejtor i Përgjithshëm

 
Faqja Bazë | Kompania | Shërbime | Partnerët | Kontakte
Copyrights (c) 2006 INSIG s.a
Të gjitha të drejtat e rezervuara